15:24:00 2019-07-07
Çifti i martuar Gjevdet (52) dhe Besa (45) Elezaj u arratisën në Gjermani para luftës ballkanike, ndërkohë që Gladbeck u bë vdnlindja e dytë e tyre.
Në vitet ’90, Gjevdet dhe Besa Elezaj u shpërngulën nga Kosova në Gladbeck. Është dashur vetëm pak kohë deri sa vendoen këtu.
Ata ishin mirë në atdheun e tyre, në Kosovë. Të dy u rritën në familje të pasura. Lufta ballkanike në vitet ’90 e hodhi gjithë planin e jetës së tyre mbi gërmadha. Në Gladbeck të Gjermanisë, Gjevdet dhe Besa Elezaj u arratisën dhe gjetën vendlindjen e tyre të re këtu.
Gjevdet kishte përfunduar studimet e tij të agronomisë, por nuk gjeti punë në Kosovë, e cila ishte e dominuar nga pakica serbe. Ai iu bashkua një organizate rinore të opozitës që në esencë punoi ilegalisht për pavarësinë e Kosovës.
„Pasi që gjithnjë e më shumë anëtarë të lëvizjeve demokratike po arrestoheshin, duke përfshirë edhe persona nga mjedisi im i afërt, në vitin 1991 vendosa të arratisesha“, thotë 52-vjeçari. Ai u nis në këmbë, me autobus dhe tren, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.
Ai jo vëtm që i la prindërit dhe vëllezërit e motrat, por edhe Besën. Të dy ishin e kishin njohur me vite të tëra njëri-tjetrin, ndërsa pas një kohe bëhen çift. „Doja të kthehesha sa më shpejti“, thotë Gjevdeti. Ai kishte shpresuar se presioni i Perëndimit në ish Jugosllavi do të kishte një efekt, situata do të përmirësohej. Por në vend të kësaj, tek ai po vinin lajme të reja të tmerrshme nga vendlindja.
pas disa thirrjeve telefonike që çifti arriti t`i bënte, „sepse vetëm gjatë natës ndonjëherë mund të merrej lidhja“, në vitin 1996, u arrit vendimi që Besa atij t`i bashkohej në Gjermani. „Edhe babai im, i cili sapo ishte liruar shërbimi policor nga policia serbe, më ka detyruar të ikja. Ai ishte i shqetësuar për mua“, thotë ajo.
Më pas, 22-vjeçarja erdhi në Gjermani nëpërmjet Italisë dhe Francës. Besa dhe Gjevdeti u martuan menjëherë, në mënyrë që vajza e re të mund të shkonte në Gladbeck.
Në atë kohë, Gjevdeti tashmë kishte apartamentin e tij dhe punonte që nga viti 1992 tek një kontraktues në Münsterland. Megjithatë, ata nuk donin të qëndrojnë. Ata kishin nostalgji për vendlindje, ishin të frikësuar për të dashurit në shtëpi. „E dua familjen time, me siguri kam qarë për një vit të tërë për çdo ditë“, thotë Besa, përcjell Shtegu.com. Çifti gjeti shumë mbështetje tek shoqata e kishës evangjelike për ndihmë të refugjatëve. „Me këtë rast u krijuan miqësi që zgjasin edhe sot e kësaj dite“.
Megjithatë, shoqata e kishës evangjelike për ndihmë të refugjatëve nuk mund të ndihmonte në një problem: Besa nuk mundi të paraqiste ndonjë certifikatë për diplomimin e saj dhe arsimimin në biznes. Prandaj, vizita në kolegjin profesional përfundoi pas vetëm katër javësh. Gruaja e re nuk mund të kualifikohej më tej, duhej të fitonte para me punë të tjera.
„Vitet e para ishin me të vërtetë të vështira, sepse duhej t`i përkrahnim familjet tona në Kosovë, edhe pse nuk kishim shumë“, thotë 46-vjeçarja.
Në vitin 1999, lufta përfundoi në Ballkan. Për fat të mirë, familjet e Besës dhe Gjevdetit kishin mbijetuar, por atdheu i tyre ishte në rrënoja. Gjevdeti, kërkesa e të cilit u miratua më në fund në të njëjtin vit, gjeti kaos të vërtetë kur u kthye në atdhe për herë të parë, në të njëjtin vit. „Jo vetëm infrastruktura dhe shtëpitë e familjeve tona që ishin shkatërruar, por edhe ëndrra jonë për t’u kthyer në vendlidnje“.
Por, kjo nuk është arsyeja e vetme përse çifti vendosi të qëndrojë në Gjermani. Këtu u lind vajza e parë, Dorina aktualisht 22-vjeçare. Vajza Helena pasoi tre vite më vonë, i biri i tyre Bardheci, tani është 16-vjeçar. „Më në fund arritëm deri këtu me fëmijët“, thotë Besa.
Vajzat edhe më tej e zotërojnë gjuhën amtare të prindërve të tyre. Kur i vizitojnë familjet në atdheun e vjetër, Besa dhe Gjevdeti flasin vetëm shqip.
Për disa vite familja është duke jetuar në shtëpinë e tyre, Gjevdeti punon si shofer i autobusit, Besa në një shtëpi të moshuarish. Gjevdeti ende mund ta imagjinojë kthimin në Kosovë pas pensionimit. Por, për Besën gjithçka është e qartë: „Nuk dua të largohem nga Gladbecku“.

