Boca Junios kërkon Ibrahimoviqin

Date:

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviq ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdoj në Amerikën e Jugut, pasi interesim për shërbimet e tij ka shprehur ekipi i njohur Boca Juniors.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja spanjolle „Marca“ që ka cituar drejtuesit e ekipit argjentinas, të cilët tashmë ka konfirmuar negociatat me Ibran.

Ky i fundit, te Boca mund të transferohet në fund të këtij viti kur edhe i skadon kontrata me LA Galaxy, ekip të cilit iu bashkua në mars të vitit të shkuar, transmeton Koha Ditore.

„Është e vërtetë se kemi biseduar me Ibrahimoviqin dhe ai ka shprehur interesim të luaj për Bocan. Ne kemi mundësi ta transferojmë atë“, ka thënë zyrtari i Bocas, Jorge Anro. Ibrahimoviq 37-vjeçar, këtë edicion po shkëlqen në MLS, pasi ka shënuar 29 gola në 27 ndeshje të luajtura.

Ai karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, PSG-ja, Milani, Barcelona, Interi, Juventusi, Ajaxi e Malmo.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...