“Blic”: Tramp dëshiron zgjidhje për Kosovën deri në qershor

82 Lexime

Beograd, 8 gusht – SHBA-të kanë vizatuar afat të ri për çështjen e Kosovës, ndërsa sipas pohimeve të gazetës serbe “Blic” administrata e Donald Trampit tenton problemi të zgjidhet deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe për këtë shkak ashpër ka kundërshtuar bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme.

Gazeta duke u thirrur në burime anonime, bën të ditur se amerikanët në periudhën në vijim do të bëjnë çmos që ta bindin opozitën serbe të merr pjesë në zgjedhje të cilat do të mbahen në pranverë, vitin e ardhshëm.

“Në kapacitet të plotë diplomacia amerikane punon në më shumë fronte me qëllim marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës të nënshkruhet deri në verën e vitit 2020, thonë burime të gazetës.

Përveç kontakteve të shpeshtuara të funksionarëve amerikanë me Beogradin dhe Prishtinën, diplomatët e SHBA-së tentojnë t’i afrojnë pushtetin dhe opozitën në Serbi dhe përmes dialogut të arrijnë deri në zgjidhje me të cilën do të shmangej bojkoti në zgjedhje.

“Kur marrëveshja do të përfundojë dhe kur do të hyjë në Parlament, për amerikanët do të jetë me rëndësi në Dhomën legjislative të jetë edhe opozita. Nuk është me rëndësi se si do të votojë, por të ulen në sallë dhe të votojnë”, ka thënë burimi për Blic./KOHA