BE dhuron 26,7 milion euro për autostradën Shkup-Bllacë

Date:

Për pjesën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë, Bashkimi Evropian do të ndajë 26,7 milion euro. Këtë e konfirmoi sot zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili tha se 20% i fondeve të pakthyeshme janë siguruar nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimorë. Si koordinator për zbatimin e këtij projekti, Osmani tha se mjetet tjera për segmentin e dytë prej 10,5 km do të merret kredi nga Banka Evropiane për Zhvillim-BERZH.

Do ta konfirmojnë të premten, ku ne do të jemi atje në Poloni që 26,7 milion euro si grant-mjete të pakthyeshme nga kjo kornizë do t’i dedikohen Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e këtij projekti. Kjo do të na ndihmojë shumë në rrumbullakësimin e konstruksionit të përgjithshëm financiar. Tani kjo i bie si ko-financim i rëndësishëm, pothuajse 20% të fondit, pjesa tjetër do të jetë kredi nga BERZH-i.”- theksoi Bujar Osmani,  zëvendëskryeministër.

Për 12,5 kilometra të autostradës Shkup-Bllacë që do të kushtoj 120 milion euro, nga buxheti i shtetit fillimisht do të ndahen vetëm 4,2% para të gatshme. Zëvendëskryeministri Osmani tha se këto 5 milion euro janë për pjesën e parë të autostradës prej 2 km, për të cilën u zotua se javës së ardhshme pritet të shpallet tenderi. Ndonëse u paralajmërua në pranverë, segmenti i parë që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën pritet të fillojë të ndërtohen gjatë vjeshtës dhe sipas projektit punimet do të zgjasin 18 muaj. Siç u tha nga Ministria e Transportit tenderi nuk u shpall në muajin shkurt për arsye se në terren u paraqitën pengesat me zonën ekonomike të Vizbeg-ut dhe varrezat e vendosura përskaj rrugës. Pjesa e dytë deri në Shkup, pritet të fillojë ndërtimi vitin e ardhshëm dhe të zgjasë rreth 36 muaj, ndërsa autostrada e re e cila do të ketë katër tunele dhe tetë ura, pritet të vihet në përdorim në vitin 2023. Ndërkaq Kosova, nga pjesa tjetër e kufirit deri në Prishtinë për më pak se pesë vjet përfundoi ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej 55 kilometra, e cila kushtoi 600 milionë euro. /Alsat/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...