Bashkëshortja e përvëlon burrin me vaj të nxehtë

Date:

Një grua 55-vjeçare nga Austria, i ka shkaktuar djegie të rëndë bashkëshortit të saj në Niederösterreich, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Ai ka qenë në gjumë kur gruaja iu afrua me një tenxhere me vaj të nxehtë dhe ia derdhi përmbajtjen. Bashkëshorti pësoi djegie të rënda, ndërsa gruaja e tij u dërgua në një institucion psikiatrik.

Incidenti ndodhi të dielën e kaluar në Berndorf, në rrethin e Badenit. 60-vjeçari sapo kishte fjetur kur 55-vjeçarja mori enën e nxehtë nga soba dhe iu afrua burrit të saj. Në atë moment, përderisa gruaja po ia derdhte përmbajtjen e nxehtë, ai u zgjua dhe u përpoq t`i shmangej këtij sulmi.

Sidoqoftë, ai u prek nga përmbajtja e tenxheres së nxehtë dhe pësoi djegie të rënda. Por nuk I është shkaktuar ndonjë rrezik për jetën, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i policies, Raimund Schwaigerlehner.

Pas dhënies së ndihmës së par, viktima u dërgua në spital. Për çfarë arsye 55-vjeçarja e sulmoi burrin e saj, ende nuk dihet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...