Babai i Astrit Deharit: Djali im është vrarë, nuk bëhet fjalë për vetëvrasje

Date:

Babai i Astrit Deharit, Avnia, pasi ka marrë raportin nga Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore, tha se sipas ekspertizës së ekspertëve të Llozanës, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje dhe sipas kësaj duhet hapur hetimet për vrasje. Ai tha se përgjegjës për vrasjen e Astritit, përveç kryeprokurorit të atëhershëm Sylë Hoxhës, së bashku me kompaninë e tij dhe ministren e atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxha, janë edhe argatët e tyre. “Tash sa dolëm nga prokuroria ku ishin të pranishëm kryeprokurori dhe Metush Biraj. Raportin na e kanë dhënë në dy kopje, në dy gjuhë dhe të përkthyer. Sipas konkluzioneve, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje. Sipas ekspertizës, bëhet fjalë për vrasje dhe duhet të hapen hetimet për vrasjen”, ka thënë ai. Babai i Astritit ka deklaruar se shteti është munduar ta fshehë gjithë rastin. Ai e ka bërë fajtor prokurorin Sylë Hoxha, i cili në fillim ka qenë prokurori i cili është marrë me këtë rast, si dhe ish-ministren Dhurata Hoxha, e cila kishte qenë ministre e Drejtësisë në kohën kur Dehari kishte vdekur. “Unë shfrytëzojë rastin si prind që ta falënderojë avokatin që ta zbardhë të vërtetën si rast. I falënderoj ekspertët që nuk i juanë nënshtruar trysnive politike për ta dhënë një raport. Dua ta përmend se në rastin e Astrit Deharit që e kanë vrarë në burgun e Prizrent, përgjegjës janë përveç Sylë Hoxhës së bashku me kompaninë e tij e ministren Dhurata Hoxha”, ka drklaruar Avni Dehari. Tuje ai e ka akuzuar gazetarin Baton Haxhiu të Klan Kosovës e Vehbi Kajtazin e Insajderit të cilët vazhdimisht sipas tij rastit iu kan referuar si vetëvrasje. “…ata janë edhe argat ne rastin konkret, Baton Haxhiu me klanin e vet si media, e Vehbi Kajtazi i Insajderit, që vazhdimisht në media kanë tentuar që ta bindin opinion se behët rast për vetëvrasje e jo vrasje”, thotë Avni Dehari.thote Avni Dehari./Express/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...