Azize dhe Veli Mamusha festojnë martesën e tyre të artë në Gjermani

Date:

Çifti nga Kosova Azize dhe Veli Mamusha, të mërkurën festuan përvjetorin e martesës së tyre të artë (50-vjetorin). Çifti u martua në Kosovë, në një qytet të vogël të quajtur Gjakovë, jo larg Prishtinës. Azizja ishte vetëm 16-vjeçare, ndërsa Veiu 18. Azizja dhe Veliu në mes vete u njohën përmes prindërve të tyre. „Kështu ishte më herët, është dashur të martoheshim shumë herët“, thotë Azize Mamusha. Pas kësaj, në jetë erdhën tri vajza, por Veli Mamusha me të vëllain shumë shpejt shkoi në Gjermani për të punuar.

Ai u vendos në Gjermaninë Veriore, ku punoi si zdrukthtar. Babai dhe gjyshi i tij ishin gjithashtu zdrukthtarë, shkruan „inFranken“, transmeton Shtegu.com. Menjëherë pas kësaj, ai u punësua në sipërmarrjen e qilimave „Schaeffler“. Azizja gjithashtu kishte mundësinë të punojë në Schaeffler. Në të vërtetë, ajo donte të qëndronte në Gjermani vetëm për disa muaj, kështu që vajzat e saj i la me zemër ty thyer nën përkujdesje të gjyshërve. Më e reja ishte vetëm tetë muajsh.

Por, kur çifti Mamusha vendosi të qëndrojë në Gjermani, ata i morën me vete fëmijët sa më shpejt që ishte e mundur. Djali i tyre lindi në Erlangen në vitin 1976. Në ndërkohë, ata nuk janë vetëm prindër të katërfishtë, por edhe gjyshër të gjashtëfishtë dhe një herë stërgjyshër. Nipi më i moshuar është 28-vjeçar dhe më i riu vetëm nëntë, ndërsa stërnipi është shtatë vjeç. Tre fëmijë jetojnë aty afër, vetëm një vajzë u transferua në Heilbronn.

Në Herzogenaurach, Azize dhe Veli Mamusha kanë jetuar që nga viti 1972, këtu ata e kanë gjetur vendlindjen e tyre të dytë dhe ndjehen shumë mirë. Por ndonjëherë ata e vizitojnë edhe atdheun e tyre të vjetër, ku ende posedojnë një shtëpi. Në fundjavë do të jetë një festë e madhe me familjen dhe miqtë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...