Avokatja shqiptare ‘shpërthen’ pas vendimit për Grupin e Kumanovës

Date:

20.09.2019

Avokatja Artene Iseni ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup, e cila vërtetoi dënimet për Grupin e Kumanovës. Ja porosia e saj: Gjykata e Apelit e SR e Maqedonisë vërtetoi dënimet copy/paste të Gjykatës Themelore për djemtë e Lagjes së Trimave. Një vendim fund e krye skandaloz. Detyrë parësore e Gjykatësve të Apelit është të konstatojnë shkelje procedurale, që janë me bollëk dhe mungesën e zbatimit të drejt të ligjeve në formë dhe përmbajtje, që janë të dukshme në çdo faqe të aktakuzës.
Diktati i hierarkisë së dështuar gjyqësore, shtoi kësaj edhe urdhërat politik, racor, etnik e fetar u realizua pikëpërpikë në një farsë që e quajnë Vendim i Apelacionit. Në kohëra të këqija merren vendime të këqija. Ky vendim nuk ka të bëj me të vërtetën për ngjarjen e Kumanovës e aq më pak me drejtesinë,… Gjykata supreme ose do ti shfuqizon vendimet e shkallës së parë dhe të dytë dhe do ta kthen në rigjykim lëndën ose do ti vërteton vendimet paraprake dhe do të hap rrugën për të kërkuar drejtësi në gjykatën ndërkombëtare në Strassburg e gjetkë. Strasse – rrugë ose burg- kështjell. Skandaloze sot e gjithë ditën./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...