Autostoperi udhëtoi 14 vite nëpër botë: Ja përse Shqipëria është e përsosur !!!
21:56:34 2019-05-05
Që nga viti 2005, Juan Villarino e udhëtuar botën me autostop. Që nga ajo kohë, 2350 vetura e kanë marrë me vete. Në këtë shkrim ai tregon se si e ka kaluar ditën me pesë dollarë dhe përse Shqipëria është e përsosur.
Juan Villarino, 41-vjeçar, ka lindur në Mar del Plata në Argjentinë, ka studiuar psikologji. Që nga 1 maj 2005, ai udhëtoi rregullisht me autostop rreth botës dhe punon si bloger dhe autor i librave të udhëtimit, siç janë „Hitchhiking on the Axis of Evil“ apo „Invisible Roads“. Ai aktualisht jeton në San Nicolas, në Argjentinë dhe është duke shkruar një libër të ri në lidhje me një udhëtim 15-mujor nga Kajro për në në Cape Toën, shkruan „Spiegel“, përcjell Shtegu.com.
Fillimisht ai ka rrëfyer se si duhet të përfitohet simpatia e njerëzve që e kanë ma rrë me vete, të fitohet besimi tek ta. Vendimin për të udhëtuar e kishte marr pasi në Argjentinë ishte shkaktuar krizë financiare, Udhëtimin e tij të parë e ka bërë për 27 muaj nëpër Europë, që më pas të vazhdojë për Tajlandë, Afganistan, Siri dhe Irak.
Rezultati i këtij udhëtimi ka qenë libri i tij „Hitchhiking on the Axis of Evil“. „Unë shkova atje pas sulmeve terroriste në Neë York të 11 shtatorit 2001, në mënyrë që t`i tregoj botës për një tablo më pozitive të botës myslimane. Televizioni shpesh prodhon vetëm paragjykime. Por, unë mendoj se dikush i afrohet të vërtetës vetëm kur udhëton“.

Sipas statistikës së tij, me ç`rast 2350 vetura e kishin marr me vete, ai vuri në dukje se sa kohë iu desh të priste për ta marr ndonjë veturë. Koha e shkurtër e pritjes në Shqipëri dhe në Ishujt Faroe, mesatarisht ishte më pak se pesë minuta, përcjell Shtegu.com. Në Irak kanë qenë shtatë minuta dhe nëntë në Jordani. Gjermania, me një kohë mesatare të pritjes prej 22 minutash, është renditur nga mesi. Kohë më të gjatë i kishte marr Suedia dhe Norvegjia: Mesatarisht 40 minuta.
Rast interesant i kishte ndodhur në pjesën kurde të Irakut, kur një zyrtar i qeverisë e mori me vete dhe i kishte organizuar një takimi me presidentin. Kur kishte zbritur nga vetura, kamerat televizive ishin drejtuar nga ai, ndërsa edhe presidenti i kishte shtërnguar dorën, moment që ishte transmetuar drejtpërdrejt në televizor. Në të gjithë vendin, në çdo program, e njëjta pamje: Presidenti dhe Villarino. Plotësisht e pabesueshme!
Më në fund, i pyetur se cilin vend do t`ua perferonte autostoperëve fillestarë, ai ka përfunduar: „Patjetër Shqipërinë. Atje ju marrin shumë shpejt, nuk u lënë të prisni dhe për çdo rast, secila familje ka divan shthurës“.