Austriakët të lumtur që mosha e pensionit është në rritje e sipër
20:29:47 2019-03-24
Mosha e daljes në pension në Austri vazhdon të rritet. Një vit më parë, burrat kanë shkuar në pension me një mesatare prej 61.3 vitesh, femrat 59.3 vite. Në vitin 2017, mosha fillestare ishte ende 60.9 repsktivisht 59 vjeçare.
Shifrat e fundit nga institucioni austriak i sigurimit të pensioneve (PVA) paraqesin moshën më të lartë të pensionimit gjatë dekadës së kaluar. Kështu, meshkujt u pensionuan në moshën 61.3 vjeçare, ndërsa gratë në moshën 59.3 vjeçare. Në vitin 2008, meshkujt në pension shkonin mesatarisht me 58.7 vite, ndërsa gratë me 57.0 vite.
Udhëheqësi i PVA-së, Manfred Anderle është i kënaqur me këtë zhvillim dhe njoftoi përpjekje të mëtejshme në këtë drejtim: „Për të vëazhduar me këtë rritje edhe më tej, procedurat mjekësore që janë dhënë në repartet e PVA-së, janë të rëndësishme“.
Niveli mesatar i pensioneve të burrave që morën pensionin e tyre në vitin 2018 ishte 2,268.40 euro. Kjo shumë është për 42.81 euro më shumë se një vit më parë, njofton Shtegu.com. Për gratë, vitin e kaluar niveli mesatar i pensioneve është rritur për 72.63 euro më tepër, duke arritur shifrën prej 1292.05 eurosh.
Anderle vuri në dukje një „prirje pozitive“ në nivelet e pensioneve, por ai pranoi se hendeku mes pensionit mesatar të një gruaje dhe një burri është „ende i madh“, njofton Shtegu.com. Për të bërë një përmirësim këtu, „është e nevojshme të minimizohet puna me kohë të pjesshme. Sepse ndikon kryesisht tek gratë dhe nuk praktikohet gjithmonë vullnetarisht. Një numër i mjaftueshëm i vendeve të kujdesit për fëmijët janë vendimtare për lirinë e zgjedhjes“.