Dy të dyshuar për vrasjen e një garazhisti irakien në Gjermani
18:41:45 2019-03-24
Në rastin e një personi të vdekur, të zbuluar nga mesi i shtatorit në një rrugë qarkun Calë, Prokuroria Publike në Tübingen ka ngritur kallëzim penal kundër dy të dyshuarve për vrasje. Kjo është njoftuar të mërkurën nga prokuria, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.
Sa iu përket të akuzuarve, bëhet fjalë për një shtetas 23-vjeçar veriomaqedonas nga rrethina Karlsruhe dhe një shtetas 48-vjeçar sirian nga Karlsruhe. Dyshohet se ata e kanë sulmuar viktimën, një tregtar 47-vjeçar irakian të veturave, nga mesi i shtatorit, në rrugën midis Bad Herrenalbit dhe Dobel, në veturën e tij. Më i riu nga ta, dyshohet se e ka sulmuar me një pasisje elektro shok, përcjell Shtegu.com. Sipas aktakuzës, më i moshuari mandej ka shtënë disa herë mbi të dhe ai vdes pas pak kohësh. Trupi i tij u zbulua në rrugë.
Sipas prokurorisë, dy të akuzuarit dyshohet se e kanë vrarë irakienin, sepse ai ka dashur t’i denonconte për vepra të shumta mashtruese. Ata gjenden në paraburgim që nga tetori i vitit të kaluar.