Hodhën gjak dhe koka derrash në xhami, fillon procesi gjyqësor
20:56:42 2019-03-24
Javën e ardshme, në Graz të Austrisë do të mbahet një seancë e pazakonshme gjyqësore. Bëhet fjalë për një sulm mbi një xhami, tre vite më parë, shkruajnë mediat austriake, njofton Shtegu.com. Jashtë ndërtesës ishte derdhur gjak dhe ishin vendosur koka derrash. Tani, katër persona do të përgjigjen për dëmtimin e pronës dhe ofendimin në baza fetare.
Incidenti ndodhi gjatë natës së 6 majit 2016. Pak kohë pas kësaj, një person ishte arrestuar, i cili dyshohet se është autori kryesor. Ndër të dyshuarit duhet të jetë gjithashtu edhe një informator i shërbimit të inteligjencës të forcave të armatosura austriake, por kjo nuk është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Ulrike ëorm, njofton Shtegu.com. Të pandehurit janë dy burra dhe një grua nga Austria, si dhe një shtetas gjerman.
Kundër katër të dyshuarve të tjerë, sipas prokurorit në Klagenfurt, procedura është pezulluar. Midis tyre ishte një nëpunës i yyrës shtetërore për mbrojtjen e kushtetutës dhe luftën kundër terrorizmit. Ai ishte i dyshuar për kërcënim të rrezikshëm dhe shpërdorim të detyrës, por procesi u ndërpre për shkak të mungesës së provave. Në lidhje me kërcënimin e dyshuar të rrezikshëm, formulimi ishte shumë i paqartë, u tha në atë kohë.
Nëse gjykimi do të jetë i hapur për publikun, do të vendoset nga gjyqtari kompetent në gjykim, pasi të pandehurit mund të kërkojnë largim të publikut.