Diplomati amerikan vret bashkëshorten që deshi të punonte në ambasadën në Beograd
14:25:39 2019-06-10
Diplomati amerikan Jason Rieef vrau gruan e tij Lola Gulomova dhe pastaj bëri vetëvrasje, pasi ajo kishte pranuar një mandat katërvjeçar në Ambasadën amerikane në Beograd.
Sipas ëashington Post, ajo kishte për qëllim të merrte me vete edhe fëmijët e tyre. Çifti ishte duke u divorcuar, procesi do të përfundonte të premten. Megjithatë, kjo nuk ndodhi.
Para seancës së planifikuar, policia mori një telefonatë se diçka e çuditshme ka ndodhur në shtëpinë e çiftit pranë universitetit amerikan, në veriperëndim të Uashingtonit. Kur ata erdhën në shtëpi, policia gjeti të vdekur Reef (51), i cili ishte qëlluar në kokë, ndërsa në dhomën tjetër ishte shtrirë trupi i pajetë i gruas së tij Lola Gulomova (45).
Besohet se fillimisht Reef vrau atë para se ta qëllonte vetveten, shkruan ëashington Post, informon Shtegu.com.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se Reef ishte zemërua kur mësoi se Gulumova kishte pranuar një mandat katërvjeçar në Beograd, duke filluar nga vera e vitit 2020 dhe se ajo kishte për qëllim të merrte dy vajzat e tyre.
Gulomova dhe Reef ishin diplomatë dhe shpesh udhëtonin së bashku. Ata u takuan në Universitetin për Studime të Avancuara Ndërkombëtare „John Hopkins“ dhe u martuan në vitin 2000. Ata kishin dy vajza, të cilat policia supozon se nuk ishin në shtëpi gjatë të shtënave.
Problemet martesore të çiftit filluan në vitin 2015, pasi ishin kthyer nga detyra e tyre e fundit e përbashkët jashtë vendit. Së fundi, Gulomova paraqiti kërkesën për divorc.
Në muajin mars, gjykatësi miratoi një divorc pasi Rifi shpesh kishte munguar në seancën dëgjimore dhe kujdestarinë për fëmijët ia dha asaj. Megjithatë, një tjetër seancë ishte caktuar për të dëgjuar avokatin e ri të Reef, i cili sfidoi vendimin e gjykatës duke thënë se klienti i tij nuk kishte marrë njoftim të duhur.
Gulomova ka lindur në Taxhikistan, ku ajo dikur kishte qenë valltare. Sipas miqve të saj, familja e saj ka jetuar nëpër botë, dhe motra e saj ishte në Nju Jork.
Biografia e dhënë nga Departamenti e Tregtisë dëshmon se ajo ka ndihmuar viktimat e uraganit Katrina dhe më vonë i është bashkuar NASA-s. Për disa kohë, ajo qëndroi në Ambasadën amerikane në Moskë, ku ndihmoi në punën e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.