Austri: Arrestohet trafikanti maqedonas i heroinit

Date:

Lënda narkotike në vlerë prej 220.000 euro, ka qenë e fshehur në një valixhe udhëtimi, ndërsa trafikanti maqedonas është arrestuar

 

 

Në një hotel në Landstrasse të Vjenës, nga fillimi i tetorit ishte arrestuar një trafikant 42-vjeçar maqedonas, tek i cili ishin gjetur 3,2 kg heroin. Lënda narkotike e cila në tregtinë rrugore ka një vlerë prej rreth 220.000 euro, ishte zbuluar në shtresën e dyfishtë të një valixheje për udhëtim. Kështu thuhet në një komunikatë të policisë austriake të lëshuar gjatë të enjtes, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

Arrestimi i shtetasit maqedonas ishte mundësuar nga bashkëpunimi reciprok i policisë austriake dhe asaj kosovare, ndërsa ky i fundit ishte arrestuar pasi kishte arritur në Vjenë. „Ai ka ardhur me autobus nga Shkupi“, ka deklaruar zëdhënësja e policsë austriake, Michaela Rossmann. Sipas pohimeve të tij, drogën është dashur ta sjellë në Austri, ndërsa e kishte pranuar në kryeqytetin e Maqedonisë nga një person i panjohur. Në Vjenë, është dashur t`ia dorëzojë gjithashtu një personi të panjohur. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.

 

17:01:41      2015-12-10

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...