Pastronte mirë, por pastruesja nga Maqedonia e Veriut edhe i vjedhte shtëpitë e austriakëve
13:00:24 2019-05-26
Një grua 41-vjeçare verimaqedonase, pastruese nga rrethi Vöcklabruck është dyshuar për vjedhje të rregullt të dy çifteve nga rrethi Vöcklabruck, në periudhën nga 1 janari 2014 deri më 10 maj 2019 gjatë veprimtarisë së saj profesionale. Gruaja i vizitonte shtëpitë e viktimave një herë në javë, për të bërë pastrim, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com.
Për shkak se vjedhjet e viktimave nuk u vunë re për një kohë të gjatë, vetëm në fillim të muajit maj 2019 ajo u hetua. Për shkak të vëzhgimeve intensive të nëpunësve policorë të stacionit në Vöcklabruck dhe një kurthi të organizuar në një apartament të të dëmtuarve, 41-vjeçarja është zënë në vepër duke vjedhur të holla. 41-vjeçarja i ka pranuar pjesërisht akuzat. Ndaj saj është ngritur kallëzim penal.