SKANDALOZE: Air Serbia i dëbon nga avioni sportistët e rinj zviceranë

Date:

20:35:24                2019-03-22

 

Ekipi sportiiv i juniorëve nga Glattbruggu i Zvicrës, ka dashur të fluturojë në një garë në Beograd. Por, kompania Air Serbia e nxori jashtë avionit në minutën e fundit. Arsyeja: Shumë pak personel.

Për muaj të tërë, atletët e rinj të gjimnastikës ritmike nga Glattbruggu ishin përgatitur për këtë ditë, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Të shtunën në Beograd (Serbi), do të zhvillohet kampionati ndërkombëtar në kategorinë e fëmijëve. Por, tani grupi ka mbetur i ngujuar në Aeroportin e Cyrihut, për shkak se linja ajrore përgjegjëse ka dështuar!

Në orën nëntë, avioni i kompanisë Air Serbia është dashur të fluturojë. Zviceranja Carmen S. (50) është ulur në bord, vajza e saj (11) është njëra nga 33 fëmijët që do të garojnë. „Ne u lidhëm me rripa, por avioni nuk u nis“, thotë ajo.

Lajm i keq vijoi gjysmë ore. „Një anëtar i ekuipazhit na kërkoi që të dilnim nga aeroplani menjëherë me dymbëdhjetë fëmijët“, pohon 50-vjeçarja.
Me sa duket, ka pasur shumë pak personel të fluturimit në bord për t’u kujdesur për fëmijët. Carmen S. është e zemëruar: „Ata thanë se nuk mund të nisen për këtë arsye. Por, ky nuk është problemi ynë“.

Grupi, biletën e fluturimit e kishte rezervuar që në janar të vitit 2019. „Air Serbia ka pasur mjaft kohë për t’u organizuar në përputhje me rrethanat“, thotë ajo. Megjithatë, bordi i avionit ishte këmbëngulës. „Ata na kërcënuan edhe me policinë“, vazhdon më tej Carmen S., informon Shtegu.com.

Trajnerët dhe prindërit nuk kishin tjetër zgjidhje. Me dymbëdhjetë fëmijët, ata më në fund e lënë avionin. Carmen S. thotë: „Ky ishte një tmerr. Fëmijët filluan të qajnë, ata janë zhgënjyer pa masë“.

Tani grupi duhet të qëndrojë në aeroport. Pasdite, në sallën e Beogradit u zhvillua trajnimi i fundit. Dymbëdhjetë atletë të rinj tani duhet të konkurrojnë pa provën kryesore.

Nëse edhe e bëjnë atë në Beograd. „Air Serbia refuzon të na transferojë tek kompania Sëiss. Ata nuk kanë marrëveshje korresponduese të biletave“.
Në vend të kësaj, ajo ka dashur t`i dërgojë në Beograd me linjën ajrore të orës 15.00. Mbetet e paqartë nëse është mobilizuar personel i mjafzueshëm deri atëherë. Air Serbia ende nuk ka komentuar rastin në fjalë. Carmen S.: „Shpresojmë se do të kemi më shumë fat në konkurrim“.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"