Arrestohet sulmuesi që plagosi një shqiptar dhe një gjerman

Date:

Gazetat gjermane bëjnë të ditur se pasditen e së dielës, një person ka qëlluar me gjakftohtësi dy burra! Tani policia gjermane e ka arrestuar një të dyshuar

Me një kontingjent të madh dhe oficerë policie të armatosur rëndë, që nga e diela policia ka qenë në kërkim të sulmuesit të Harburgut.

Me sukses: Të mërkurën, policia ka arritur të arrestojë një të dyshuar në rrethin Langenhorn. Tani ai është dërguar në polici për t’u marrë në pyetje.

Sipas informacioneve të gazetës „Bild“, është sekuestruar edhe një armë. Tashmë specialistët e LKA-së po hetojnë nëse bëhet fjalë për armën e vrasjes, transmeton portali Shtegu.
Sulmuesi i dyshuar thuhet se ka qëlluar me armë zjarri dy burra të dielën rreth orës 15:17 në rrugën „Lasallestrasse“ dhe në cep të rrugës „Baererstrasse“, pak hapa nga Qendra Phoenix.
I plagosuri: Lorenz V. (25) është goditur në bark dhe në këmbë. Pas një operacioni emergjent, gjendja e të riut është stabile, tha policia. Viktima tjetër, Xhemil B. (41), është qëlluar me tre plumba në këmbë.

Në Harburg, banorët flasin për mosmarrëveshje familjare, të tjerë besojnë në borxhet nga një biznes ndërtimi.

Sipas informacioneve të „Bild“, Xhemil B. është drejtor menaxhues i një kompanie skelash dhe thuhet se ka qenë në mosmarrëveshje me shqiptarët.

Sfondi i aktit të përgjakshëm është pjesë e hetimeve të mëtejshme të policisë.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...