Marokenja i sjellë me avion zorrët e bashkëshortit të vdekur në Austri
14:37:03 2016-09-25
Një marokene dëshiron të zbulojë të vërtetën e vdekjes së burrit të saj. Gjatë një kontrolli në aeroportin e Grazit në Austri, në një pako plastike që kishte sjellë në bagazhin e saj, janë gjetur zorrë të bashkëshortit të saj të vdekur.
Një shtetase marokene ka udhëtuar me zorrët e burrit të saj të vdekur për në Graz të Austrisë. Johannes Pasquali, zëdhënës i Ministrisë austriake të Financave, e ka konfirmuar të dielën raportin përkatës të gazetës „Kleine Zeitung“. Ato janë zbuluar në aeroportin e Grazit, thuhet më tutje në artikullin e gazetës, njofton „Shtegu.com“.
Zorrët e burrit të saj të vdekur ajo i kishte futur në një pako plastike. Si arsye për sjelljen e organeve të bashkëshortit, zonja nga Maroku kishte deklaruar se ajo ka dyshuar se burri i saj është helmuar në Marok, prandaj i ka sjellë zorrët në Austri, për të hetuar shkakun e saktë të vdekjes.
Sipas zëdhënësit të policisë austriake, Leo Josefus, pas hetimit të këtij rasti është kontaktuar edhe policia, por se për te, rasti nuk është edhe aq relevant juridikisht.
Për bashkëshortin e marokenes dihet se ka lindur në vitin 1976 dhe është me prejardhje nga Maroku. Por, pa kufomë dhe pa autorizim legal të Marokut, hetimet do të vështirësohen. Zorrët e marokenit për momentin janë vendosur në një depo përkatëse, ndërsa pritet që të dërgohen në hetim patologjik.