Arrestohet shqiptari në Austri, po trafikonte tetë migrantë kurdë

Date:

Në Austri, u kap sërish një kontrabandist shqiptar që ka dashur të sillte refugjatë ilegalisht në Gjermani. 28-vjeçari shqiptar u tradhtua nga stili i tij i pazakontë i drejtimit. Ai kishte në makinë tetë refugjatë nga Turqia

Gjatë ndalimit të trafikut të premten rreth orës 16:50 në Ottensheim nga patrulla Puchenau 2, është ndaluar një automjet. Arsyeja: Vozitësi kishte tërhequr më parë vëmendjen për shkak të stilit të tij të pazakontë të drejtimit. Gjatë kontrollit u bë shpejt e qartë se shoferi 28-vjeçar shqiptar mbante në mënyrë të paligjshme gjithsej tetë kurdë të moshës 9-45 vjeçare rrugës për në Gjermani.

Refugjatët është dashur të transportohen nga kufiri serbo-hungarez në Gjermani kundrejt një pagese, ndërsa kontrabandisti është arrestuar. 28-vjeçari është dërguar në burgun e Linzit me urdhër të prokurorisë publike të Linzit. Një familje, gjithsej pesë persona, u lanë të lirë pasi u grumbullua një garanci. Tre kurdët e mbetur iu dorëzuan Inspektoratit të Policisë së Jashtme të Austrisë.

Arrestimi nuk është befasues për Zyrën Federale të Policisë Kriminale auatriake: „Rruga kryesore e organizatave të kontrabandës që aktualisht operojnë drejt Europës Qendrore ende kalon përmes Hungarisë dhe Serbisë,“ thuhet në një njoftim, transmeton portali Shtegu. Më tej: Sipas Zyrës Federale të Policisë Kriminale, numri i shtuar i arrestimeve në zonën e Linzit mund të ketë ndodhur për shkak të ndryshimit të rrugës. Kontrabandistët përpiqen të përshtaten me kushtet që ekzistojnë në vendet përkatëse. Nëse presioni i kontrollit rritet në pika të caktuara, kontrabandistët natyrshëm përpiqen të gjejnë mënyra për t’i shmangur këto kontrolle. Drejtoria e Policisë së Shtetit të Austrisë së Epërme ka zbatuar masa të shtuara kontrolli si pjesë e operacioneve kyçe, veçanërisht në javët e fundit.

Destinacionet aktuale në Austrinë e Epërme përfshinin kryesisht shtetas turq (kryesisht kurdë). Shkak i rritjes së numrit të personave që largohen nga vendi është nga njëra anë situata e pasigurt e jetesës. Sipas policisë, shumë persona kishin dhe kanë frikë se masat apo sanksionet ndaj kurdëve në vend do të ashpërsohen.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...