Arrestohet për një delikt tjetër, zbulohet se ishte vrasësi i shqiptarit

Date:

14:13:33             2019-07-20

 

Në korrik të vitit 2018, në rrugën „Ferdinand-ëeiss-Strasse“ të Freiburgut në Gjermani, një shqiptar 41-vjeçar ishte qëlluar me armë zjarri dhe plagosur rëndë. Pas pothuajse një vit më vonë, policia arrin ta arrestojë një të dyshuar.

Një vit pas vrasjes së një shqiptari 41-vjeçar në rrugën „Ferdinand-ëeiss-Strasse“, ekipi hetimor arriti të kap një të dyshuar, një bashkatdhetar 31-vjeçar të viktimës, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Sipas një njoftimi për shtyp nga policia, i dyshuari ishte arrestuar më 21 maj për një rast krejtësisht tjetër. Pas hetimeve të mëtejshme, më 8 korrik një gjykatës me kërkesë të prokurorit Freiburg lëshoi ​​një urdhërarrest për vrasje në tentativë. Shqiptari 31-vjeçar tani është në paraburgim.

Sipas hetimeve të deritanishme, ishte e diel, 29 korrik, i dyshuari kishte deklaruar se para orës 13.45 kishte shtënë me dy plumba nga një pistoletë. Një plumb e goditi trupin e 41-vjeçarit dhe e plagosi seriozisht atë. Incidenti dyshohet se u shkaktua pas një mosmarrëveshje midis dy shqiptarëve, të dyshuar se janë të përfshirë në trafikun e drogës. Hetimet e policisë për krime në Freiburg, do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...