Kurti fton Thaçin të caktojë datën e zgjedhjeve

Date:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media të shtunën, tha se Kosova po vuan pasojat e votimit të Gjykatës Speciale nga ata që morën vendime të liga e kishin qëndrime të gabuara.

Kurti, para medieve ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që sa më shpejtë ta caktojë datën e zgjedhjeve.

Sipas Kurtit, Haradinaj është i lirë dhe se siç tha ai nga Gjykata Speciale vetëm do të intervistohet siç ka ndodhur edhe me komandat të tjerë të ish-UÇK-së.

Lideri i Vetëvendosjes, tha se Kosova tash më nuk e ka një Qeveri të pashpresë ashtu siç ishte e madhe.

“Nuk e kemi një Qeveri që ishte e mbrapsht edhe e pashpresë ashtu siç ishte e madhe. Tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, te liria, te demokracia te vetëvendosja”, tha Kurti.

Kurti theksoi se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten. Këtë vendim ai e bëri publik në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Arsyeja e dorëheqjes, siç tha Haradinaj, është sepse ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj.

Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim. /Rel/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...