Sulmuesi kosovar me sëpatë dërgohet përjetësisht në psikiatri

Date:

11:44:56                2017-09-22

 

 

 

Në muajin mars të këtij viti, një shtetas 37-vjeçar kosovar kishte sulmuar me sëpatë kalimtarë të rastit në stacionin e trenave në Düsseldorf të Gjermanisë. Tani, ai është dërguar në trajtim psikiatrik.

 
Pas sulmit të përgjakshëm me një sëpatë në stacionin e trenave në Düsseldorf, Gjykata rajonale ka vendosur që sulmuesi përjetësisht të dërgohet në trajtim psikiatrik. Në momentin e ngjarjes, kosovari 37-vjeçar ka qenë i sëmurë nga skizofrenia dhe nuk është i denjë për tu gjykuar, ka pohuar gjykatësi gjerman gjatë të premtes. Sulmuesi kosovar është gjendur para Gjykatës si i akuzuar për përpjekje për vrasje në tetë raste.

 

Më 9 mars të këtij viti, me një sëpatë në duar, ai ka shpërthyer brutalisht, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“. Për një veprim të tillë e kanë urdhëruar zërat e brendshëm, i ka thënë një psikiatri në besim. Gjithë këtë e ka bërë për tu vrarë nga policët. Nga ana tjetër, pasi policia gjermane nuk përjashtoi mundësinë e një akti terrorist, ajo u mobilizua në masë të madhe. Kamerat e vëzhgimit kanë dëshmuar se si policë të shumtë me armatim të rëndë e kishin vërshuar stacionin e trenave. I gjithë stacioni u bllokua, ndërsa qindra udhëtarë u ngujuan nëpër trenë.

 

Pas sulmit me sëpatë, kosovari kishte kërcyer nga një urë duke pësuar lëndime të rënda. Gjatë sulmit, gjithsej dhjetë persona u lënduan.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...