Arrestohen tre shtetas verimaqedonas për punë ilegale në Gjermani
18:41:55 2019-04-05
Nëpunësit doganorë të kontrollit financiar në Shtutgart, kanë zbuluar tre punëtorë të punësuar në mënyrë të paligjshme në një kantier, në rrethin e Böblingenit në Gjermani. Gjatë kontrollit të kushteve të punës, zyrtarët doganorë i kanë gjetur dy shtetas verimaqedonas në një kantier në Rutesheim, të cilët nuk kanë pasur leje përkatëse për punë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell portali informativ Shtegu.com. Të dy personat janë marrë në paraburgim dhe i janë dorëzuar zyrtarëve të stacionit policor në Leonberg.
Pasi e njëjta kompani e ndërtimit me seli në North Rhine-ëestphalia, ka qenë e angazhuar edhe në një projekt tjetër të ndërtimit në Leonberg, zyrtarët e doganave i kanë kontrolluar punëtorët edhe këtu. Në këtë kantier, zyrtarët kanë hasur edhe në veimaqedonasin e tretë, të punësuar në mënyrë të paligjshme, i cili ishte i angazhuar për të njëjtën kompani. Verimaqedonasit ëeshtë dashur të deponojnë një shumë të hollash për gjobën që i pret dhe janë dëbuar nga Gjermania. Kundër punëdhënësit të verimaqedonasve është inicuar një procedurë gjyqësore, për ndihmë të qëndrimit ilegal dhe punësim të paligjshëm të të huajve.