Çmimi 900 euro, shkatërrohet banda që trafikonte shqiptarë të Kosovës në Austri
17:13:11 2019-04-05
Për muaj të tërë, të dyshuarit ishin hetuar – tani atyre iu vunë prangat. Një bandë prej shtatë trafikantësh të qenieve njerëzore, dyshohet se ka pajisur dhjetëra shqiptarë shqiptarë me pasaporta të rreme dhe më pas, në dy shtigje i ka transportuar nëpërmjet Hungarisë për në Vjenë.
Bashkërisht, hetuesit për krime nga Austria, Hungaria dhe Serbia, kishin shpenzuar muaj të tërë për të hetuar trafikantët përtej kufijve. Por, tani kjo bandë është arrestuar, shkruan „Krone“, përcjell Shtegu.com. Përderisa kreu i dyshuar i bandës (51) ishte vënë prapa grilave disa javë më herët nga hetuesit serbë, gjatë rrjedhës së bastisjeve tani u janë vënë prangat edhe gjashtë trafikantëve të tjerë. Një i dyshuar ishte zbuluar në Hungari, pesë të tjerët në vendlindjen e tyre, Suboticë të Serbisë.
Dyshohet se vitin e kaluar, banda kishte zhvilluar një biznes të mirë. Klientët e tyre kryesorë kanë qenë shqiptarë nga Kosova, të cilët kanë dashur ta provojnë fatin e tyre në Austri. Për një udhëtim të tillë, ata është dashur të paguajnë 900 euro për person, njofton më tej Shtegu.com.
Në këtë çmim kanë qenë të përfshirë dokumente të rreme të udhëtimit, të organizuara nga të dyshuarit dhe të huazuara për shqiptarët gjatë udhëtimit. Me këtë rast, ata janë kujdesur që personi aktual në fotografinë e pasaportës, të kishte një ngjashmëri të caktuar me klinetin nga Kosova. Pika e takimit për nisje ishte gjithnjë në Suboticë – prej atje është vazhduar me veturë fillimisht për në Hungari, nga ku mandej udhëtohej për në Vjenë.
Vitin e kaluar, në të gjithë Austrinë ka pasur 21,155 emigrantë të paligjshëm.