Tetë vite burg një shtetasi verimaqedonas për plaçkitje të rënda

Date:

19:25:44                     2019-04-05

 

Një plaçkitës serik verimaqedonas, i dyshuar për plaçkitje të shumta, të premten është dënuar me tetë vite burgim të pakushtëzuar. Shtetasi 42-vjeçar verimaqedonas akuzohej për grabitje të rënda me dy të lënduar dhe gjashtë plaçkitje të rënda.

Shteasi 42-vjeçar verimaqedonas dyshohet se kishte sulmuar një punëtor në Schëarzach (Pongau) në pranverën e vitit 2011, duke spërkatur me gaz lotsjellës në fytyrë dhe duke ia plaçkitur çantën me të hollat e fituara gjatë ditës, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Sulmi i dytë, tre vite më parë, thuhet se është kryer nga ana e verimaqedonasit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, në një supermarket Austrinë e Epërme. Gjurmët e tij i zbuloi një analizë e ADN-së. Shumica e vjedhjes nga i pandehuri, thuhet se janë kryer në vitin 2016.

42-vjeçari është tashmë në paraburgim, prej më shumë se një viti. Të premten, ai u dënua me tetë vite burgim të pakushtëzuar nga Gjykata rajonale në Salzburg. Ai u dënua edhe për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrime të ndryshme. Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm. I akuzuari e ka pranuar vendimin. Motivi për veprat e kryrera penale, sipas tij ka qenë nevoja për të holla.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...