Interes i madh i klubeve zvicerane për futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Betim Islami
Betim Islami në duel me Thierry Henry
18:24:43 2017-09-18
Djaloshi shqiptar nga Maqedonia, Betim Islami, gjithnjë e më shumë po gjendet në fokus të medieve zvicerane, duke dëshmuar se bëhet fjalë për një talent të rrallë në futbollin zviceran. Rrjedhë nga një familje me karrierë të pasur sportive, si fqinj i karateistit shqiptar, kampioni botës Enver Idrizi, nga e cila familje hapat e parë në sport i bëri mundësi i njohur Sulejman Islami, që më pas të vazhdojë me atleten më të mirë të të gjitha kohëve në Maqedoni, Drita Islami.
Kohëve të fundit, e përditshmja zvicerane „La Liberte“ si dhe „La Gruyère“, kanë zhvilluar një intervistë me Betimin, lidhur me biografinë e tij të pasur, duke luajtur në shumë klube zvicerane. Karrierën e tij e ka filluar në Fribourg që në moshën pesëvjeçare, duke u inkuadruar në gruposhat e futbollistëve të juniorëve deri në moshën 18-vjeçare. Që atëherë, ai ka lujatur për ekipin e Fribourgut, Düdingenit, Thunit, Könizit dhe Bulles, ndërsa ka qenë edhe kundërshtar i Thierry Henry dhe shumë lojtarëve të tjerë të njohur botërorë. Më në fund vendoset në ekipin FC La Tour, ku me sukses të madh është duke mbrojtur ngjyrat e këtij ekipi në Ligën e Dytë regjionale e që pretendon të inkuadrohet në një rang më të lartë.
„Nuk është sekret se jam i kërkuar nga disa klube të njohur futbolli, por në këtë sport duhet pasur edhe pak fat që të arrihet ajo që pretendohet, ka pohuar enkas për „Shtegu.com“*, Betimi.