Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë për tregti me heroin që „përthekon“ vlerën prej 500.000 eurosh
Dy shtetas të Maqedonisë, trafikantë të lëndëve narkotike, janë arrestuar gjatë të shtunës nga policia austriake në Salzburg të Austrisë, njoftojnë mediet austriake. Në një pjesë të autostradës austriake, policia kishte ndaluar një veturë në të cilën ishin fshehur 5 kilogramë heroin. Me ndihmën e qenit nuhatës „Ripon“, u zbulua droga që „përthekon“ vlerën prej së paku 500.000 eurosh. Që të dy trafikantët, vozitësi 29-vjeçar dhe përcjellësja e tij 26-vjeçare, u arrestuan menjëherë.
Heroni ishte i paketuar në dhjetë pako plastike dhe ishte e fshehur në pjesët speciale të veturës së llojit „BMë-Kombi“. Sipas zëdhënësit të policisë austriake, Karl-Heinz Pracher, ata ishin munduar ta fshehin drogën në pjesët ku më së paku do të kundërmonte, por sipas tij, një gjë e tillë është e pamundur kur të merret parasysh sasia aq e madhe e lëndës narkotike. „Dyshojmë se kjo veturë është përdorur tashmë disa herë për trafikim të drogës“, ka vazhduar Karl-Heinz Pracher.
Vetura me autotarga të Maqedonisë, u kishte rënë në sy autoriteteve në Kosovë dhe Austri, duke u falënderuar informatave nga persona të tjerë. Heroini ka qenë i transportuar nga Maqedonia, ndërsa i është dedikuar tregut austriak. „Pranuam një informatë e cila na njoftonte se droga po vinte për në Salzburg kommt“, ka përfunduar Pracher. Vetura e dyshuar ishte ndaluar në lokacionin Glanegg, më 18 korrik, rreth orës 9.30 dhe është shoqëruar deri në Drejtorinë policore austriake.
Arrestimi i çiftit është bërë pa kurrfarë rrezistence, por gjatë marrjes në pyetje, ata nuk janë treguar kooperativ me nëpunësit policorë, duke mos dhënë kurrfarë informatash lidhur me prejardhjen apo pranim-dorëzimin e heroinit. Ata vetëm kanë spjeguar se në Salzburg është dashur të pranojnënjë thirrje telefonike dhe tu tregohet se ku duhet dorëzuar heroini.