Arratisja e kosovarit nga burgu zviceran, krijon edhe tetë vende të reja pune

Date:

14:05:22            2017-12-18

 

 

 

 

Me shtesë të vendeve të punës në dy burgje, Kantoni i Friburgut ka reaguar lidhur me një arratisje spektakolare të një shtetasi kosovar në muajin shtator. Këshilli kantonal ka vendosur të hapë edhe 8,5 vende të punës.

 

Me këtë, Qeveria kantonale është duke nxjerrë mësime nga raporti i ekspertit të jashtëm, Henri Nuoffer. Në muajin shtator, ai ka qenë i autorizuar për të zbuluar dobësitë e sigurisë së burgjeve.

 

Raporti i tij prej qindra faqesh nuk do të bëhet publik. Sipas Këshillit kantonal, eksperti ka ardhur në përfundim se nëpër burgjet qendrore mungon kuadri i duhur. Falë angazhimit maksimal dhe kompetencës profesionale të të punësuarve, nuk ka ndodhur ndonjë incident më i rëndë.

 

Me njëqind vende, burgu qendror është ndër më të mëdhenjtë në Zvicër, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Për përkujdesjen e të burgosurve, deri më tani kanë qenë në dispozicion 32,6 vende të plota pune. Tani do të hapen edhe 5,5 vende të punës, ndërsa në burgun Bellechasse edhe tre të tjera.

 

Eksperti ka vënë në dukje organizimin e përgjithshëm të punës, duke potencuar se ekzistojnë probleme të sigurisë dhe teknike nëpër godinat e burgjeve. Ai gjithashtu e ka hetuar edhe rastin enjë kosovari të arratisur më 2 shtator, me ç`rast ka konstatuar se gjatë arratisjes së tij, vetëm një i punësuar është përgjegjës. Për shkak të neglizhencës së madhe profesionale, ai tashmë është pushuar nga puna.

 

Kosovari i arratisur ishte burgosur për një vrasje në vitin 2013 në Frasses. Atij i shkoi përdore një arratisje si nëpër filma. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...