Në vend të bakllavasë, Mariela ndeshet me plumba e granata

44 Lexime

13:58:29                     2017-12-17

 

 

 

Nga fundi i viteve të nëntëdhjeta, në Kosovë kishin filluar luftimet në mes të forcave serbe dhe Ushtisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, më së shumti ka vuajtur popullata civile, ajo u vra dhe u dëbua. Albina Spahiu, një nxënëse shqiptare e Shkollës së komuniteteve „Albert-Schweitzer-Gemeinschaftsschule“ në Lörrach të Gjermanisë, ka biseduar me një kosovare, e cila atëbotë ishte dashur ta lëshojë vendlindjen e saj. Pasi që ajo ka dashur të mbetet anonime, në intervistën e mëposhtme të „Badische Zeitung“ do të përgjigjet me nofkën Mariela.

 

BZ: Sa vjeçare keni qenë në kohën kur keni qenë të detyruar të arratiseni?
Mariela: Vetëm 16-vjeçare.

Në vazhdim të intervistës, Mariela ka rrëfyer se është rrëqethur kur ka mësuar se duhet të largohet nga vendlindja, pasi ngjarja ka ndodhur mu ditën e Festës së Bajramit, kur tek ajo kanë ardhur të afërmit e saj dhe në vend që të festojnë, ata i kanë thënë se duhet të largohej sa më parë nga fshati pasi lufta sapo kishte filluar në fshat. Me këtë rast, ajo dhe familja e saj marrin arratinë, duke u shpëtuar mrekullisht të shtënave dhe bombardimeve të shumtë nga të gjitha anët, deri sa arrijnë në një fshat tjetër.
Prej atje, Mariela me familjen vazhdojnë rrugën në këmbë deri në Shqipëri për disa ditë me radhë. Gjatë kësaj rruge gjithashtu kanë dëgjuar të shtëna të vazhdueshme armësh. Për fatë të mirë, ata i shpëtuan më të keqes pa ndonjë plagë.

Në Shqipëri u ndihmuan nga organizatat humanitare. Ata iu dhanë për të ngrënë e për të pirë. Një familje shqiptare i kishte mirëpritur me zemërgjerësi të madhe për disa ditë me radhë, ndërsa pas disa ditëve gjejnë një anije të stërmbushur me refugjatë të tjerë, me të cilën nisen për në Itali. Anija ka qenë shumë e vogël, ndërsa personat në te është dashur të shtrydhen sa më shumë që është e mundur për ta përballuar disi situatën me orë të tëra. „Ishte shumë vështirë dhe kishim dhimbje në këmbë“, përshkruan ngjarjane për „Badische Zeitung“, Mariela, përcjellë „Shtegu.com“. Në momentin që kanë arritur në Itali, policia italiane e kishte marrë ate dhe një pjesë të familjes së saj. Por, pasi në Kosovë ende luftohej, ajo ishte liruar dhe e gjithë familja sërish ishte bashkuar. Një shoqërues i kishte përcjellur deri në Gjermani. Në automjet kanë qenë gjithsej shtatë persona, ndërsa të gjitha kanë qenë të uritur dhe të stërlodhur.

Si moment më të vështirë gjatë kësaj ngjarje, Mariela e përkujton rastin kur është ndarë në Itali nga anëtarët e tjerë të familjes dhe nuk e ka pasur të qartë se çfarë u ka ndodhur anëtarëve të tjerë.

BZ: Si ndjeheni sot?!

Mariela: Që atëherë jam duke jetuar në Gjermani, por shpesheherë shkoj për pushime në Kosovë. Jam e integruar mirë, e kam një vend pune, dy fëmijë dhe shumë e lumtur. Gjithashtu pata aplikuar për pasaportë gjermane të cilën tash e posedoj.

BZ: Ju falënderoj përzemërsisht për intervistën e dhënë.

Mariela: Ju lutem! (Shtegu.com)