Arrestohen tre shtetas maqedonas që paraqiteshin si policë të rremë zviceranë

Date:

14:38:03              2017-12-18

 

 

 

 

Në Bazel të Zvicrës, policia ka arrestuar tre shtetas maqedonas, të cilët janë paraqitur si policë të rremë. Përmes telefonatave mashtruese, ata i kanë „qethur mirë“ viktimat e tyre pa kurrfarë mëshire.

 

Tre mashtruesit e dyshuar, të cilët me numra të rremë janë paraqitur si policë zviceranë dhe kanë kërkuar të holla, janë arrestuar në Qytetin e Bazelit në Zvicër. Edhe më tej janë duke u paraqitur qindra raste nga qytetarë, ndërsa shifra e të hollave të plaçkitura arrin shumën shtatëshifrore.

 

Përmes numrave të rremë telefonikë, tre shtetasit maqedonas janë paraqitur si policë zviceranë, duke i këshilluar viktimat e tyre se të hollat dhe gjësendet me vlerë i kanë në rrezik, prandaj ata mund t`i deponojnë tek ta.

 

Prokuroria e Bazelit, dëmin e deritanishëm e ka vlerësuar në një shumë prej rreth një milion frangave zvicerane. Por, një zdhënës ka thënë se shuma mund të jetë edhe më e madhe, sepse disa viktima ende nuk janë paraqitur pasi ndjehen të turpëruar, shkruan „Basler Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Bëhet fjalë për tre shtetas të arrestuar maqedonas, të moshës 29-, deri 54-vjeçare, ndërsa ndaj tyre do të merren masa përkatëse juridike. Edhe pas arrestimit të tyre, mashtrimet e kësaj mënyre nuk kanë të ndalur, pasi dyshohet se ekzistojnë edhe disa grupe të ngjashme mashtruese.

 

Në krahasim me mashtrimet tjera, në këtë mënyrë mashtrohen edhe të rinjtë. Prokuroria e Bazelit i këshillon qytetarët që nëse hasin në mashtrime të tilla, menjëherë ta kontaktojnë policinë.

 

Përpos këtyre mashtruesve, policia zvicerane paralajmëron se në rrjedhë e sipër është edhe mënyra e mashtrimit me të ashtuquajturit „Fake-Teknikë“, të cilët paraqiten si bashkëpunëtorë të Microsoft-Support dhe të cilët vjedhin të dhënat e viktimave nga kompjuteri. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...