Arben Ratkoceri: Paratë në këtë shtet i kanë 10-15 oligarkë maqedonas
12:42:35 2019-06-07
Gazetari Arben Ratkoceri, i ftuar në emisionin “Ruga drejt” në Alsat gjatë debatit që u zhvillua sot në mbrëmje për gjuhën e urrejtjes ditëve të fundit, ai foli edhe për premtimet dhe mosmbajtjen e fjalës nga ana e politikanëve sepse në këtë shtet, përveç mosangazhimit të pushtetarëve mungojnë edhe paratë. Sipas Ratkocerit, paratë i kanë nja 10-15 oligarkë maqedonas dhe bile pasuria e tyre shkon disa herë më shumë se buxheti i vet shtetit.
„Gjithmonë partitë zotohen se do bëjmë këtë – do bëjmë atë, do të duket shumë bukur, do dali studiues, do të japin anën socilogjike, mirëpo kur të mbërrish në ekipe dhe të shohish kush i ka paret në këtë shtet? Kur të dalin 10-15 oligarkë, eskluzivë, maqedonas më të pasur në këtë vend, në të cilën mund të kenë pare të vetat disa here më shumë se buxheti, atëherë bie çdo gjë në letër“, tha Ratkoceri.