Aksident i rëndë i autobusit, humbin jetën së paku 17 persona

Date:

11:11:42                   2019-06-07

 

Në një aksident trafiku serioz në Dubai, të paktën kanë vdekur 17 persona. Një autobus e ka goditur një shenjë trafiku.

Mbrëmjen e së enjtes, në Dubai ka ndodhur një aksident tragjik. Sipas agjencisë së lajmeve AP, një autobus nga Omani e ka goditur një shenjë rrugore ballë për ballë tij.

Në bordin e autobusit kanë qenë rreth 31 persona, 17 prej të cilëve e kanë humbur jetën. Shefi i policisë në Dubai tha: „Është një incident tragjik që çoi në vdekjen e njerëzve të pafajshëm“, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com.

Dyshohet se në autobus ka pasur persona nga tre vende të ndryshme. Disa nga viktimat janë nga India, ndërsa policia po heton shkaqet e kësaj fatkeqësie.
Kompania e autobusëve, e cila ofron udhëtim nga Muscat në Dubai, ka pezulluar shërbimin e linjave deri në njoftimin e mëtejshëm. Ajo gjithashtu ka shprehur ngushëllime për familjet e të ndjerëve.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...