Zënkë familjare në Gjermani, dy të vdekur, një i plagosur
Foto: Sven Moschitz
15:28:17 2019-06-07
Një person kishte dëgjuar britmat dhe e ka alamuar policinë gjermane, e cila hasi në një pamje të tmerrshme: Në një shtëpi, hetuesit gjejnë dy persona të vdekur dhe një të armatosur. Në ndërkohë, supozohet edhe për një pengmarrje.
Në një shtëpi në Idar-Oberstein (Rheinland-Pfalz), dyshohet se dy persona janë vrarë dhunshëm. Një person i armatosur me një thikë, është arrestuar dhe dërguar në spital, pasi edhe personalisht ishte i plagosur, ka thënë policia nga Trieri, informon Shtegu.com. Hetuesit u bazuan në hetimet fillestare dhe dyshojnë se bëhet fjalë për një zënkë familjare. Fillimisht, oficerët policorë gjetën një grua të pajetë në korridor, forcat gjetën së pari një grua të pajetë me shumë gjakderdhje dhe pastaj personin e armatosur.
Pasi po dëgjoheshin britma dhe rënkime nga shtëpia, ku qëndronte personi me thikë, fillimisht u dyshua për pengmarrje. Me këtë rast, policia e rrethoi vendin e ngjarjes dhe alarmoi njësinë speciale. Më në fudn, i dyshuari doli nga shtëpia dhe u arrestua. Nëse ka pasur më shumë persona në banesë, policia nuk ka komnetuar.
Gjatë hetimeve të mëtutjeshme të shtëpisë, u gjet edhe një trup i pajetë. Një mjek kujdestar vetëm se ka mundur ta konstatojë vdekjen e burrit dhe të gruas. Për momentin, policia gjermane nuk jep më tepër informata.