Komandiri i njësisë zjarrfikëse SHVZ „Bajram Miftari“ rrëfen ngjarjen tragjike

Date:

17:07:11                         2019-06-01

 

 

 

Komandiri i njësisë zjarrfikëse SHVZ „Bajram Miftari“ të Shkupit, Nuredin Mustafa, për Shtegu.com ka rrëfyer ngjarjen tragjike në Çair, ku rreth orës 11.00 të ditës së sotme, jetën e kanë humbur dy vëllezër, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda. Ai ka deklaruar se në atë moment ka qenë me zjarrfikësat e vegjël te parku i Çairit, me rastin e një manifestimi për Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, kur papritmas e kishin alarmuar për tragjedinë. Ai dhe ekipi i tij janë mobilizuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por pa kurrfarë mundësie për t`i ndihmuar viktimat.

„Gjithçka ishte nën kontroll nga ana ime, ndërsa zjarrfikësit punonin dhe me duar e me lopata e nxjerrnin dheun përrreth, nga ana tjetër, mjeket e furnizonin me oksigjen. I lënduari ishte rregullisht me vetëdije, i fortë, bile edhe ai ndihmonte. Dorën në zemër, duhet falënderuar edhe disa qytetarë që kishin përvojë për këto situata dhe këshillat e të cilëve i merrja parasysh, por edhe zjarrfikësit vullnetarë. Më në fund ia arritëm qëllimit për të shpëtuar të lënduarin“, ka sjpeguar ngjarjen tragjike, Nuredin Mustafa.

Për në fund, ai ka edhe një porosi për raste të tilla. Më konkretisht: „I kisha lutur të gjithë kurreshtarët në këto raste, të cilët tubohen vend e pa vend, që të krijojnë hapësirë dhe kushte për të ndihmuar, e kurrsesi të jenë pengesë në aksionin e shpëtimit, pasi çdo lëvizje, veprim, apo pengesë e tyre, mund të jetë vendimtare në shpëtimin e të aksidentuarve. Edhe me këtë rast, ka pasur kurreshtarë të cilët nuk iu nënshtroheshin urdhërave të ekipeve të shpëtimit.

Në ndërkohë, gazeta „Koha“ ka shkruar se viktimat që sot ndërruan jetë në tragjedinë që ndodhi rreth mesditës në Çair, janë vëllezërit Mensur Mustafa 28-vjeç dhe Abdulkerim Mustafa 26-vjeç, nga Koliçani i Epërm.

Familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e dy vëllezërve, të cilët mbetën të ngujuar në kanalin që i zuri ata pas punimeve që po kryenin në rrugën ‘Kemal Sejfulla’ karshi poliklinikës Çair. Konkretisht, gjatë gropimit të dheut me ekskavator për rrjetin ujësjellës, kishte ardhur deri tek rrëshqitja e dheut dhe si pasojë e kësaj, tre trupa ishin bllokuar.

Dy vëllezërit kishin ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një 54-vjeçar me lëndime ishte nisur drejt Spitalit të Qytetit. 

 

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...