Anita Latifi me një porosi të qartë pas pjesëmarrjes në „DSDS“: Mos u dorëzoni asnjëherë në jetë
13:28:09 2017-05-01
Se suksesi nuk të bën gjithnjë të lumtur, është një përvojë të cilën shumë prominentë e kanë përjetuar. Një gjë e tillë ka ndodhur me Anita Latifin. Njëzetenjëvjeçarja kishte marrë pjesë në vitin 2014 në shoun gjerman „Deutschland sucht den Superstar“ („DSDS“ Gjermania kërkon super yllin), ndërsa pas diskualifikimit të saj, është përkujdesur për t`i mbushur titujt e gazetave të ndryshme gjermane.
Për shembull, për thashethënie rreth modeles gjermane Gina-Lisa Lohfink, apo rreth një padie se kinse e ka shantazhuar një futbollist profesionist të Bundesligës gjermane. Se sa rëndë e ka, pas diskualifikimit nga „DSDS“, këngëtarja shqiptare ka shkruar në një postim në instagram, në të cilin fansave të saj u kërkon që të luftojnë deri në fund, të mos dorëzohen asnjëherë para sfidave të jetës.
„Pothuajse gjysma e jetës sime shkoi kot. Nga jashtë qeshja, ndërsa nga brendia isha e këputur“, ka shkruar Anita.
Për tu përkeqësuar edhe më tej situata, ajo i takoi edhe miqtë e saj të gabuar. Njerëzit të cilët shoqëroheshin me te vetëm për shkak të popullaritetit që kishte. „Mu për këta miq të gabuar, unë qëndroja në shtëpi duke u fshehur dhe duke qarë“, shkruhet në vazhdim të instagramit.
Përpos kësaj, ajo edhe ofendohej, prandaj vendosi tu nënshtrohej disa operacioneve plastike të bukurisë.
Tek fansat e saj, instagrami ka hasur në mirëpritje: Ata i kanë dëshiruar këngëtares së re forca të reja në jetën e saj dhe janë të bindur se ajo do t`i tejkalojë sfidat aktuale, duke e lënë prapa fazën e errët të jetës së vet. (Shtegu.com)