Anglezi bën tatuazh emrin e Shaqës në vend të gabuar
09:53:37 2016-01-24
Carl Spruce (27) ka bërë tatuazh në prapanicë emrin e yllit shqiptar në futboll, Xherdan Shaqiri. Për „SonntagsBlick“ ai ka treguar arsyet e çuditshme të këtij veprimi, pasi ishin shpërndarë zërat se Xherdan Shaqiri do të transferohej në Stoke. Për te ka qenë e qartë se një klub i vogël si Stoke, asnjëherë nuk do të mund të sjellë në radhët e veta një super yll si Shaqiri. Për këtë, ai në faqen e tij në Facebook kishte shkruar: Po që se Shaqiri transferohet tek ne, emrin e tij do ta bëj tatuazh në prapanicë.
Dhe, pas kësaj, ai është dashur të realizojë premtimin e dhënë dhe vërtetë e kishte shënuar emrin e Xherdanit aty ku kishte premtuar. Me këtë rast, nuk kishte përjetuar dhimbje të mëdha dhe ky proces i kishte kushutuar rreth 40 euro. Gruaja e tij nuk e ka pranuar mirë këtë veprim, ndërsa shefi i tij i punës është çmendur nga të qeshurit me zë të lartë. Në pyetjen se kush do të gjendet në pjesën e dytë të prapanicës, ai ka premtuar se po që se Messi nënshkruan për Stoke, ai do të bëhet tatuazh. Për më tepër befasi, nuk do të ketë vend më për tatuazh, ka pohuar duke qeshur ai. Carli ka deklaruar se është shumë i kënaqur me lojën e Shaqës, ndërsa ka apeluar që t`i tregojnë Shaqirit se ia ka një pije borxh dhe po që se dëshiron, si revansh edhe ai mund ta bëjë emrin e tij tatuazh në prapanicë. „Nga ana tjetër, Shaqa nuk e kishte menduar asnjëherë se ai do ta mbajë fjalën: „Po të isha në vend të tij, edhe një herë do të mendoja për një veprim të tillë. Nuk e kam pritur një veprim të tillë. Por, kjo dëshmon se sa janë të dhënë këtu pas futbollit“, ka përfunduar Xherdan Shaqiri.