Angelina Jolie dhe Salma Hayek prezantohen zyrtarisht si pjesë e “The Eternals”

Date:

Angelina Jolie, Salma Hayek dhe Richard Madden u prezantuan zyrtarisht në mesin e aktorëve të blockbusterit të ardhshëm të superheronjëve të Mavel Studios „The Eternals“ në „Comic-Con International“ të shtunën.

Angelina dhe Salma ishin përmendur në lidhje me përshtatjen filmike të stripit të Jack Kirbyt, i cili përmban karaktere të lashta njerëzore të krijuar miliona vjet më parë nga alienët, ndërsa dy aktoret dhe Brit Richard u shpallën zyrtarisht si anëtarë të ekipit, së bashku me Brian Tyree Henri, Kumail Nanjiani, Lauren Ridloff dhe Don Lee dhe atë në ngjarjen e Marvelit të organizuar si pjesë e konventës së fansave në San Diego, California.

Salma e quajti filmin, i cili do të bëhet me regji të regjisores kineze Chloe Zhao, një hap të guximshëm përpara për diversitetin në zhanrin e superheronjëve, shkruan KOHA Ditore.

„Ky film do t’u mundësojë atyre që nuk janë ndjerë të përfaqësuar në filma, në këtë rast superheronjëve, që të jenë të përfaqësuar. E dua familjen time të larmishme,“ tha ajo, sipas The Hollywood Reporter.

Aktorja spanjolle do ta luajë Ajak, një personazh ky që mund ta manipulojë përbërjen e saj qelizore, duke i dhënë superforcë dhe fuqi shëruese, ndërsa Angelina do ta ekranizojë personazhen Thena, heroinën me forcë, shpejtësi, qëndrueshmëri, gatishmëri dhe reflekse mbinjerëzore. Ish ylli i “Game of Thrones”, Richard, do ta luajë Ikaris, heroin e lashtë grek me aftësi të veçanta mendore.

“The Eternals” planifikohet të shfaqet në nëntor të vitit 2020.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...