Amsterdami nuk do të jetë nikoqir i “Eurovision 2020”

Date:

 
 

Gara e festivalit “Eurovison 2020” nuk do të zhvillohet në Amsterdam.“Eurovison 2020” do të mbahet në Holandë, pas fitimit të Duncan Laurence me këngën e tij “Arcade”, por ku dhe kur nuk dihet akoma, shkruan Metro.co.uk, transmeton lajmi.net.

A

msterdami, që konsiderohet qyteti i preferuar për të organizuar këtë garë është tërhequr zyrtarisht nga drejtimi, duke lënë pas pesë qytete që mund të jenë nikoqire.

Kandidatët e mbetur kanë mundësi të paraqesin deri më 10 korrik 2019 propozimet e tyre, ndërsa qyteteti pritet të konfirmohet në muajin gusht, ndërsa data e garët konfirmohet në të njëjtën kohë.

Fillimisht janë paraqitur nëntë qytete holandeze si pretendente për të organizuar festivalin e këngës “Eurovision” pas triumfimit të Duncan Laurence në Maj.

Amsterdam, Roterdam, Utrecht, Den Bosch, Haga, Leeuwarden, Breda, Arnhem dhe Mastriht; kanë vendet që pretenduan fillimisht të jenë organizatore të “Eurovision 2020”.

Megjithatë, Haga, Leeuwarden dhe Breda janë larguar nga gara, kurse Amsterdam u eliminua për arsye të “Ziggo Dome”, vendi që ishte i paraparë të mbahet gara është rezervuar për diçka tjetër dhe nuk mund të anulohet.

Kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema, tha: “Amsterdam i dëshiron Rotterdamit, Utrechtit, Den Boschit, Arnhemit dhe Maastrichtit sukses në përgatitjen e ofertës së tyre”.

Vendi favorit për organizimin e kësaj gare, pas largimit të Amsterdamit nga kjo listë, shihet Roterdami.

“Eurovision 2019” u mbajt në Tel Aviv më 14, 16 dhe 18 maj./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...