Amerika nuk i shet më aeroplanë luftarakë Turqisë

Date:

Pentagoni njoftoi se ka nisur procesin e përjashtimit të Turqisë nga projekti F-35, për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus S-400.

“Përkundër kësaj, SHBA vazhdon t’i jap rëndësi të madhe strategjike partneritetit me Turqinë”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) thanë se pjesëmarrja e mëtejshme e Turqisë në programin F-35 ishte “e pamundur” për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus S-400.

“Vendimi i Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes kundërajrore S-400 pamundëson pjesëmarrjen e saj të vazhdueshme në programin F-35”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, shkruan Anadolu Agency përcjellë Klan Kosova.

“F-35 nuk mund të bashkëjetojë me platformën ruse të grumbullimit të dhënava të zbulimit që do të përdoret për të gjurmuar aftësitë e saj të avancuara”, shtoi ajo.

Ajo vuri në dukje se si aleatët e NATO-s, SHBA dhe Turqia vazhdojnë të ndajnë marrëdhëniet që janë në “shumë drejtime, dhe jo ekskluzivisht të fokusuara në programin F-35”.

“Marrëdhëniet tona në nivel ushtarak janë të forta dhe ne do të vazhdojmë të punojmë intensivisht me Turqinë, por megjithatë, duke pasur parasysh kufizimet e pranisë së sistemit S-400 në Turqi”, tha Grisham.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se është duke vazhduar mbërritja e sistemit mbrojtës S-400, që i është blerë Rusisë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...