Ali Ahmeti: Edhe Dollneni ishte zjarr, miq!

Date:

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në hapjen e shtabit komunal në Dollnen deklaroi se shqiptarët janë të mobilizuar për plebishitin e 19 tetorit.

“Edhe Dollneni ishte zjarr, miq. Entuziazmi, besimi dhe vendosmëria e qytetarëve treguan qartë se shqiptarët janë të bashkuar, shqiptarët janë në këmbë”, tha Ahmeti para simpatizantëve.

Ai theksoi se nuk do të tolerohet më nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar dhe as shkelja e shtyllave të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, e ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt të ndërsjellë, punë të përbashkët dhe synimin e qartë drejt perspektivës evropiane.

“Ky është momenti ynë historik. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim mbanë”, përfundoi Ahmeti. (Lajm)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...