Apel: Shqiptarët nga diaspora duhet masovikisht të dalin dhe të votojnë që të fitojnë një ulëse në Parlament, i cili do të jetë në shërbim të interesave kombëtare

68 Lexime

17:51:41                   2016-10-27

 

 

 

 

Gurbetçarët shqiptarë që jetojnë përkohësisht në shtetet e Europës dhe në Amerikë duhet kësaj rradhe të mobilizohen në maksimum që së paku të sigurojnë një deputet në Parlamentin e Maqedonisë, shkruan Zhurnal.

Të gjitha statistikat flasin se në diasporë jetojnë mbi gjysëm milion shqiptarë dhe të ardhurat e tyre të konsiderueshme të cilët kapin vlerën me qindra milion euro që i dërgojnë në vendlindje. Madje përvoja e tyre se jetojnë në shtete me demokraci tepër të avancuar, po nxisin nevojën që kësaj rradhe diaspora shqiptare të votojë masovikisht me të vetmin qëllim që të sigurojnë deputet në Parlamentin e Maqedonisë për ti artikuluar sa më lehtë interesin e mërgatës shqiptare.

Për tu realizuar ky masovitet pa dyshim se rol kryesor kanë shoqatat shqiptare në botë dhe sidomos një pjesë e tyre është e ndjekur nga mijëra shqiptarë në rrjetet sociale të cilët luajnë një rol mediatore ndaj mërgatës shqiptare duke e informuar atë se si dhe ku mund të votohet në diasporë.

Vota e mërgatës shqiptare nga Maqedonia është kyçe që gurbetçarët të sigurojnë një ulëse në Parlamentin e Maqedonisë. Numri i madh i shqiptarëve në Europë dhe Amerikë premton se në këtë cikël zgjedhor mund të sigurohet një deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe kjo është e mundur. Mirëpo për tu realizuar kjo duhet që kryetarët e partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni tu kërkojnë shqiptarëve të diasporës që ti nxisin gurbetçarët që të votojnë, kjo mund të bëhet përmes një marketingu të sofistikuar ku kryetarët e këtyre partive do tu kishin bërë thirrje publike.

Ndërkohë, shqiptarët edhe pse janë në numër të madh duhet që të regjistrohen parimisht në listat zgjedhore pranë KSHZ-së dhe pastaj të gëzojnë të drejtën për të votuar. Mirëpo që abstenimi të jetë shumë i vogël i diasporës gjatë zgjedhjeve parlamentare të këti viti, duhet që partitë shqiptare ta motivojnë diasporën me të vetmin qëllim për të amortizuar mos interesin e tyre ndaj politikës shqiptare që po zhvillohet në Maqedoni.

Megjithatë përvoja tregoi se votimi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 në Maqedoni i cili u realizua në ambasadat dhe konzulatat nëpër botë, përjetoi një fiasko të vërtetë për shqiptarët. Edhe pse numri i shqiptarëve të Maqedonisë është tepër i madh në shtetet europiane dhe SHBA, rezultati tregoi se vetëm 3000 shqiptarë kanë dalur në votime, edhe atë për kandidatin e BDI-së kanë votuar 2822 qytetarë, për kandidatin e PDSH-së 104 qytetarë shqiptarë, ndërsa për kandidatin e RDK-së 428 qytetarë.

Mirëpo partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE me 4512 vota, jo vetëm që i mori deputetët në Europë  dhe Amerikë, por e siguroi edhe deputetin në Australi. Gjithsej VMRO-ja i mori 3 deputetët e diasporës.

© ZHURNAL.mk