Alarmi i orës që po terrorizon banorët e një qyteti zviceran

Date:

10:08:25             2019-08-27

 

Një alarm i orës orë për momentin është duke shkatërruar qetësinë e mëngjesit të disa banorëve në Burgdorf të Zvicrës Në pjesën e sipërme të tij, dikush po e lë alarmin të bëjë zhurmë për rrafsh një orë.

Gjithçka fillon pak para orës shtatë. Një alarm i orëës fillon të cingërojë në rrugën “Schmiedengasse”. Fqinjët tashmë e e dinë: Deri në ora tetë, ky alarm do t`i terrorizojë me zhurmën e tij të padurueshme.

„Rrafsh një orë cingëron alarmi me zë të lartë nëpër rrugicë“, thotë një banore, e cila jeton atje me familjen e saj. Cingërima e pafund e alarmit mëngjes për mëngjes, në të vërtetë është një traumë e vërtetë për banorët. Një banore tjetër shton: „Është vërtetë e neveritshme kur i nënshtrohesh për një orë të tërë një alamri të bezdisshëm të dikujt tjetër“.

Mirëpo, ajo ende nuk e di saktë nga cila dhomë e gjumit në Schmiedengasse vjen zhurma: „Është e vështirë të përcaktohet se prej nga vjen ky alarm“. Muret me gurë dhe jehona e rrugës e ndërlikojnë kërkimin, shkruan “20 Minuten”, përcjell Shtegu.com.

Tani ajo është duke shpresuar se pronarin e orës së bezdisshme do at gjejë përmes Facebook-ut. Në të njëjtën kohë, disa të tjerë dyshojnë se personit mund t`I ketë ndodhur ndonjë gjë e keqe, ndoshta personi për javë të tëra qëndron I shtrirë në dysheme dhe për këtë arsye alarmi cingëron në mënyrë të pandërprerë.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...