Gjermanja ther shqiptarin, burg shumëvjeçar ?!
Gjatë vitit të kaluar, shtetasja gjermane e kishte ther me thikë një shqiptar. Tashmë ajo po ballafaqohet me drejtësinë gjermane e cila e akuzon për tentim vrasjeje
„Mendova se do të mund ta ndryshoj jetën time, por në mes nesh kishte shumë urrejtje“, ka pohuar Line S. (36). Flokët e saj të verdhë i kanë rënë mbi supe, përderisa ajo flet me një zë të butë. Një grua e bukur. Por, më 11 korrik 2014 ajo e tregoi edhe anën tjetër të medaljes: Gjatë një zënke të shkaktuar, ajo e kishte ther partnerin e saj shqiptar me një thikë në afërsi të qafës, ndërsa tashmë është duke dhënë llogari para gjykatës.
„Fakti se i dëmtuari nuk është lënduar me rrezik për jetë, duhet t`i falënderojë fatit“, thuhet në akuzën ndaj gjermanes. Ajo e kishte ther Alban Z. me një thikë të gjatë 17 centimetra, duke e qëlluar në shpatullën e majtë. Plaga e tij ishte tre centimetra e gjerë dhe pesë centimetra e thellë. Por, ai mbijetoi pasi në afërsi ishte një restorant në të cilin Albani kërkoi ndihmë: „Ndihmë, ndihmë vëllezër, po vdes“, e kishte lutur pronarin e restorantit, e më pas ishte rrëzuar përtokë. Një kontigjent i madh policor kishte arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa gjermanja kishte vazhduar të bërtasë: „Do të të ther edhe një herë“. Gjatë procesit gjyqësor, gjermanja i kishte pranuar të gjitha akuzat e shkrehur në lot. Por, parashtrohet pyetja: Çka e detyroi një grua për të kryer një vepër të tillë, pyet lexuesit e përditshmja gjermane „Merkur.de“.
Çifti ishte njoftuar në vitin 2012. „Ishte një dashuri në shikim të parë“, ka vazhduar gjermanja. Por, gjatë viteve në vazhdim, ata ishin ndarë përkohësisht për shtatë herë nme radhë. Dhe gjithnjë e më tepër, Alban Z. ishte shndërruar në person të dhunshëm duke konsumuar edhe drogë. „Ai ka një zemër të madhe“, pohon Line S. „Por, ai gjithnjë konsumonte drogë dhe ishte xheloz ekstrem. Gjithnjë e më tepër më abuzonte fizikisht, duke përdorur edhe dhunë mbi mua“, ka përshkruar situatën ajo. Bile, një herë ai e kishte goditur me kokë, duke ia thyer hundën.
Përderisa e ka kryer veprën, ajo vetëm ka dashur të mbrohej. „Edhe gjatë asaj dite ai më rrahu, ndërsa unë e mora thikën dhe i thashë: Nëse nuk ndalon menjëherë, do të të ther. Albani filloi të qeshet. Unë nuk e kisha për qëllim ta vrisja. Më vjen shumë keq“. Gjykatësi Michael Höhne u paraqit skeptik në këtë rrëfim, duke paralajmëruar dënim shumëvjeçar për gjermanen.