Çfarë turpi: Institucionet shtetërore të Strugës në kushte mizore

Date:

13:54:04                   2017-02-19

 

 

 

 

Në këtë ndërtesë e cila ndodhet në qendër të Strugës, e ndërtuar që para luftës së Dytë botërore dhe që është para shkatërrimit ndodhen zyrat e shumë Inspektorateve shtetërore, përfshi atë të Arsimit, Byroja për zhvillimin e arsimit si dhe Byroja për mbrojtjen e fëmijëve. Në këto ambiente shërbehen më shumë se 60 mijë banorë të komunës.

“Ndërtesa është 100 vjet e vjetër, e shkatërruar, nuk ka kushte të punës”.

“Duhet një fasadë dhe të rregullohet brenda. Keq është, sepse do të shkatërrohet. Kjo është për të ardhur keq për Strugën”.

“Ngjashëm është situata edhe brenda ndërtesës. Muret janë plasaritur dhe dyshemetë në disa zyra janë shkatërruar tërësisht”.

“Objekti i cili është një monument kulturor është ndërtuar para tetë dekadave, përkatësisht në vitin 1934. E tërë Struga këtu pajiset me dokumente të rëndësishme. Stafi gjithashtu punon në kushte të pavolitshme”.

Nga Komuna e Strugës presin që objekti në fjalë ti kaloj nën kompetencat e tyre e më pas të ndërmarrin masat e nevojshme për rinovim.

Zyrtarët komunal gjithashtu njoftojnë se për rinovimin e objektit nevojitet transferimi i të gjitha birove në ndonjë vend tjetër, por pa saktësuar se ku do të zhvendosën këta zyrtarë që të mund të vazhdojnë ti kryejnë obligimet e tyre. (ZHURNAL)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...