Akuzat për komplot, vjen sulmi i ashpër ndaj Messi-t

Date:

 
 2019-07-11

Sulmet ndaj Leo Messi tashmë vijnë edhe nga portieri i Kilit, Johnny Herrera. Veterani 38-vjeçar që aktivizohet te skuadra e Universidad de Chile, nuk është rezervuar aspak në akuzat ndaj yllit argjentinas të Barcelonës.

 

“Si guxon dhe flet për arbitra, duke ditur se si kanë fituar dy Botërorët: njërin nën diktaturë, ndërsa tjetrin me gol me dorë. Tani që humbi shkon dhe ankohet…”, deklaroi portieri kilen.

Pas dënimit me karton të kuq dhe eliminimit të Argjentinës nga Kupa e Amerikës, “Pleshti” pat deklaruar se ishte organizuar një komplot për të siguruar që Brazili organizator, të shkonte fillimisht në finale e pastaj të shpallej kampion. Akuza për të cilat argjentinasi rrezikon një dënim të rëndë nga ana e Conmebol.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...