Akuza ndaj shqiptarit nga Maqedonia se ka dhunuar një femër në tualetin e kishës
09:32:02 2016-01-26
Një grua 21-vjeçare, pohon se është dhunuar nga ish i dashuri i saj në tualetin e kishës së fshatit në Rümlingen të Zvicrës. Por, tashmë kanë lindur dyshime për versionin e gruas.
Ngjarja kishte ndodhur në shtator të vitit 2012, kur shqiptari i akuzuar Fatim L. ka qenë duke shëtitur me BMW-në e tij dhe të dashurën Eliana C. nëpër Homburgertal. Në afërsi të kishës ata ndalojnë dhe hyjnë në tualet, ku kishin kryer marrëdhënie intime, ka spjeguar shkurtimisht 23-vjeçari para Gjykatës së rrethit të Muttenzit.
Këtu fillojnë rrëfimet e kundërta të tyre. Përderisa gruaja pretendon se është dhunuar, shqiptari ka mohuar një gjë të tillë.
Por, 21-vjeçarja nga shteti i Republikës Dominikane nuk ka mundur të përkujtojë saktë se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa nga prokurorja është cilësuar si gënjeshtare. „Unë jam i pafajshëm, nuk mund ta paramendoj një gjë të tillë“, ka pohuar Fatimi, i cili paraprakisht ishte pajisur me shtetësi zvicerane dhe nuk ka kurrfarë dosje të zymtë, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Ai shumë shpejt është integruar në shoqërinë zvicerane dhe është një person shembullor. E vetmja dobësi e tij që të bën të dyshosh në integrimin e tij, është historitë me femra: „Ju keni një imazh të diskutueshëm e nënçmues ndaj femrave“, ka akuzuar prokurorja.
Ajo ka kërkuar një dënim me kusht të pjesërishëm prej tre vite heqje lirie. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i Fatimit ka kërkuar lirimin e tij nga akuza, ndërsa sot (e marët)pritet të sillet vendimi përfundimtar.