A mund të jenë shqiptarë plaçkitësit që po e mbajnë në ankth Italinë ?!
08:45:24 2016-01-26
Hajnat në Tiçino të Zvicrës, kanë plaçkitur një super Audi 450-PS, duke luajtur një lojë të rrezikshme si të maces me miun, me policinë italiane. Deri më tani një grua e ka humbur jetën. Përpos kësaj, policia italiane nuk po mund ta gjejë veturën.
Një super Audi i plaçkitur, me autotarga zvicerane të Kantonit Tiçino, është duke e mbajtur nën ethe tërë Italinë. Qindra policë janë angazhuar, helikopterët sillen rreth e rrotull. Mbi 8.000 italianë i janë vënë në shpinë plaçkitësve përmes Facebookut.
E përditshmja italiane „Il Gazzettino“ informon për dyshimin se plaçkitësit mund të jenë nga Europa Lindore dhe janë të armatosur. Një foto me një trio shqiptare është duke qarkulluar online në internet. Vallë, a mund të jenë ata autorët e veprës? Policia më tepër e mohon këtë lajm. Vetura 450-PS, i ishte vjedhur para katër javësh një shtetasi rus në Lugano, në aeroportin Malpensa. Vetura është duke qarkulluar në rajonin e Venecias duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Natën e së premtes, policia italiane ka arritur ta ndalojë veturën në fjalë, por plaçkitësit e kanë ndërruar kahen duke u futur në korsinë e kundërt, shkruan „Blick“, njofton „Shtegu.com“. Gjatë kësaj, duke dashur të devijojë Audinë, një shtetase 58-vjeçare ruse e ka humbur jetën me veturën e saj, pasi ka goditur një kamion.
Një natë më herët, një patrullë policore e kishte ndaluar Audinë, por plaçkitësit përsëri ishin larguar, ndërsa polici kishte shtënë me armë në ajër. Atyre nuk u kishte lënë shumë përshtypje e shtëna me armë, duke u larguar me shpejtësi të madhe.