Aktori shqiptar nga Zvicra që po ngjitet majave të Hollywoodit
Është vetëm 32-vjeçar, ndërsa ambiciet e tij në skenën filmike janë të mëdha. Artan Morina me prejardhje nga rrethina e Kumanovës, në Zvicër erdhi përmes bashkimit familjar në moshën pesëvjeçare. Natyrisht se në këtë moshë ishte shumë e vështirë të depërtonte në shoqërinë zvicerane, mirëpo me këmbëngulësinë e tij prej një punëtori të palodhur, ia doli me sukses ta kryej shkollën fillore.
I frymëzuar nga e ëma e tij aktore në teatër, edhe Artani vendosi të shkojë gjurmëve të saj, poë në skenën e filmit. Fillimisht ai e kreu shkollën e mesme komerciale dhe u integrua në mënyrë të shkëlqyeshme në shoqërinë e re zvicerane.
Atë që po e ëndëronte me vite të tëra, iu realizua në serialin Tatort, një seri e filmave kriminalë që filloi transmetimin në televizionin gjerman në vitin 1970. Rastësisht u takua me Corinna Glaus, drejtore, pronar dhe themeluese e studimeve etnologjike, e cila e mori në serinë Tatort, për të vazhduar me Tatortin e dytë (Sniper).
Aty, Artani shkëlqeu dhe tashmë e kishte rezervuar vendin në këtë seri. Në ndërkohë, në periudhën prej 2012-2013 filloi studimet e aktrimit dhe gjithashtu shkëlqeu edhe në filma të shkurtër dhe teatër. Për herë të parë u aktivizua edhe në kinema, në kinemane Goliath, regjisor i filmit të të cilit ishte Dominik Locher.
Megjithatë, kulmin e karrierës së tij e arriti te filmi Al-Shafaq në rolin e Mustafasë, informon Shtegu.com. Al-Shafaq – (Kur të hapet qielli) është një film i regjisorit turko-zviceran Esen Işık nga viti 2019. Pas debutimit të tij me shumë çmime me Köpek – Përralla nga Stambolli (2015), Al-Shafaq është filmi i dytë i Esen Işık. Al-Shafaq u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Hof në tetor të vitit 2019. Titulli „Al-Shafaq“ është arabisht dhe do të thotë muzg.
Filmi u nderua me çmimin më të mirë në Festivalin e Cyrihut, ndërsa iu dha mirënjohje edhe për rolin më të mirë femëror. Mirëpo, filmi nuk hasi gjithandej në mirëkuptim, për shkak të bindjeve se në Turqi nuk ekziston korrupsioni, mospajtimit rreth intepretimit fetar dhe nga andej pati reagime të shumta. Artani gjithashtu pati sukses edhe te filmi „4 Blocs“.
Aktualisht, Artani është i angazhuar si nëpunës komercial në patundshmëri, por puna asnjëherë nuk i pengon në realizimin e roleve nëpër filma të ndryshëm. Ëndrra e tij është që një ditë të luaj role edhe në Hollywood, pasi tashmë ka krijuar një bagazh të pasur me role të ndryshëm, ndërsa aktori i preferuar i tij mbetet Tom Hardy.
Artan Morina gjithashtu kërkon mënyra që të jetë pjesë edhe e produksionit shqiptar, por i rritur në një mentalitet zviceran ku vlerësohet talenti, filmi shqiptar ka mbetur larg tij.