Ankthi i BE-së për Kosovën që njohu Izraelin, është i pacipë dhe qesharak
Shkruan: Alan Posener
Kosova dëshiron të jetë vendi i parë kryesisht mysliman, që dëshiron të hap ambasadën e saj jo në Tel Aviv, por në kryeqytetin izraelit Jeruzalem. Brukseli është i zemëruar dhe për këtë arsye po vë në pikëpyetje edhe pranimin e mundshëm të këtij shteti ballkanik në BE
Gjithnjë e më shumë shtete me shumicë myslimane po krijojnë marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Fillimin e bëri Turqia në vitin 1949. Irani e ndoqi në vitin 1950, i cili prishi marrëdhëniet pas revolucionit, Burkina Faso dhe Sierra Leone në vitin 1961, Senegali në vitin 1962, Egjipti në vitin 1980, Shqipëria në vitin 1991, Azerbajxhani, Gambia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani në vitin 1992, Turkmenistani 1993, Jordani 1994, Bosnjë-Hercegovina 1997, Mauritania 1999, edhe pse marrëdhëniet janë ngrirë që nga viti 2009, Guinea dhe Çadi në vitin 2016.
Me iniciativën e Donald Trumpit, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Sudani, Maroku dhe Kosova u shtuan në vitin 2020. Në fillim të shkurtit u njoftua se Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do të hap ambasadën e saj në kryeqytetin e Izraelit, Jeruzalem.
Bashkimi Europian reagoi ftohtë. Zëdhënësi i tyre i politikës së jashtme, Peter Stano, u kujtoi kosovarëve se BE-ja po përpiqej për një zgjidhje me dy shtete në të cilën „Jeruzalemi duhet të veprojë si kryeqyteti i të dy shteteve“. Deri atëherë, ambasadat e vendeve të BE-së duhet të qëndrojnë në Tel Aviv. Hapja e një ambasade në Jeruzalem madje mund të rrezikojë pranimin e Kosovës në BE, shkruan gazeta prestigjioze gjermane „Welt“, transmeton Shtegu.com.
Çfarë do të thotë kjo? Askush nuk është më i interesuar për paqe në rajon sesa europianët. Asgjë nuk është më e dëmshme për paqen sesa përzierja e fesë dhe politikës. Nëse lufta për Tokën e Shenjtë de-ideologjizohet nga fakti që vendet myslimane i normalizojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin, që ata madje njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, kjo duhet të jetë në interes të BE-së.
Nëse BE-ja do të kishte të paktën një udhërrëfyes për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, një strategji për të luftuar ndikimin në rritje rus, kinez dhe turk, për të luftuar korrupsionin dhe për të demokratizuar, atëherë ndërhyrja e Stanos mund të mos aprovohej, kështu mund të kuptohet.
Duket se hebrenjtë dhe arabët kanë më shumë gjasa të bëjnë paqe, sesa që këto vende mund të bëhen anëtare të BE-së. Në këto rrethana, kërcënimi i Stanos nuk është vetëm i zbrazët, por edhe i egër dhe padyshim i motivuar thjesht anti-izraelit.
Alan Posener (i lindur më 8 tetor 1949 në Londër) është një gazetar britaniko-gjerman. Ai është djali i historianit të arkitekturës Julius Posener