Aktori Matthew McConaughey bëhet profesor në fakultet në Texas

Date:

Aktori dhe fituesi i çmimit Oscar, Matthew McConaughey, do ta provojë veten në një profesion të ri si profesor në universitetin prestigjioz të Texasit.

Revista “Time” shkruan se McConaugheyt iu dha mundësia ta provonte veten si profesor në fakultetin prestigjioz në Texas, shkruan KOHA Ditore. Fakulteti e konfirmoi lajmin dhe tha se këtë vjeshtë, në stafin e mësimdhënësve të vitit të ri studentor do të bashkohet edhe një bashkëqytetar i vlerësuar.

Aktori i popullarizuar ka qenë një kontribues i jashtëm dhe pedagog i ftuar në kampusin e Austinit për disa vjet tani, ndërsa bashkëpunëtorët e përshkruajnë atë si një mësues dhe mentor të shkëlqyer.

McConaughey do të ligjërojë për artet filmike, shkrimin e skenarëve ndërkohë që raportohet se tashmë e ka hartuar planprogramin mësimor.

Nga ky universitet theksojnë se e vlerësojnë shumë aktorin për aftësinë dhe gatishmërinë e tij për të punuar jashtë auditorit.

Matthew e ka studiuar komunikimin në Universitetin e Texasit në Austin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...